Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania dhe raportin shumë të komentuar me Brikenën.
E pyetur për reagimin e familjes, ajo tregoi se babai i tyre nuk e ka quajtur ende Brikenën “nuse”, por ka një përshtypje pozitive për të. Sipas saj, ai e pëlqen si paraqitje, megjithëse njohja mbetet vetëm ajo që shohin në televizion.
“Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena…”, u shpreh Kejsi, duke lënë të kuptohet se raporti shihet me simpati, por pa u konsideruar ende serioz.
Gjatë intervistës, u diskutua edhe një nga temat më të komentuara: xhelozia e Mateos dhe ndërhyrjet e tij në mënyrën si vishet Brikena.
Kejsi zbuloi se kjo nuk është diçka e re, por një tipar i karakterit të tij prej kohësh. Ajo madje tregoi se edhe me të ka qenë i njëjtë, duke i sugjeruar shpesh të ndryshonte veshjet kur i dukeshin të shkurtra.
Megjithatë, ajo theksoi se Mateo nuk është i ashpër, por di ta shprehë mendimin në mënyrë të butë, që të merret në konsideratë pa krijuar konflikt.
Në fund, Kejsi konfirmoi se pëlqimi i Mateos për Brikenën është i dukshëm, por gjithçka mbetet ende në fazë njohjeje brenda kamerave të shtëpisë.

