Pas prishjes së marrëdhënies profesionale dhe personale me Fifin, duket se Egli Tako është në prag të një tjetër hapi të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.

    Burime për “Prive” bëjnë me dije se këngëtarja ka marrë një ftesë zyrtare nga producenti dhe artisti Gjesti për t’iu bashkuar label-it të tij muzikor, një platformë që po zgjerohet me emra të rinj dhe të suksesshëm.

    Kjo ftesë ishte bërë edhe më herët, por në atë kohë Egli e kishte refuzuar, për shkak të angazhimeve që kishte me Fifin dhe projekteve të tyre të përbashkëta.

    Tani që raportet mes tyre janë prishur plotësisht, ndërsa këngët janë fshirë nga YouTube dhe të gjitha postimet e përbashkëta janë larguar nga rrjetet sociale, shumë ndjekës pyesin:

    👉 A është ky momenti që Egli t’i bashkohet label-it të Gjestit?

    Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët, por situata mbetet e hapur dhe fansat janë në pritje të një reagimi publik, që mund të shënojë një kapitull të ri për Egli Tako.