Pasi u eliminua nga “Big Brother VIP Albania 4” në një mënyrë që la gjurmë — me një shpullë ndaj Gjestit në derën e shtëpisë — Jozi Marku po vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe jashtë spektaklit.

    Reagimet në rrjet për veprimin e tij kanë qenë të forta dhe të ndara, por ajo që po komentohet së fundmi është lidhja e tij me Loredanën, e cila nisi brenda BBVA.

    Në një postim të fundit në Instagram, Jozi ka ndarë një foto të vetes, të shoqëruar me një mesazh që ka ngjallur spekulime:
    “Dëgjo zemrën, jo fjalët e njerëzve.”

    Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për Loredanën, duke lënë të kuptohet se presioni familjar apo ndikimi nga jashtë po ndikon në vendimet e saj lidhur me marrëdhënien me të.

    A është ky fundi i romancës së tyre, apo thjesht një periudhë reflektimi për Loredanën? Rrjeti po pret me kuriozitet çdo shenjë nga ajo.