Në Instagramin e Bardhit nuk ekzistojnë foto me Sarën dhe kaq është dashur të përflitet se familja e tij është kundër lidhjes. Thashethemet i përforcoi edhe motra e Bardhit, e cila nuk pranoi ta takonte Sarën kur hyri surprizë në shtëpi për të takuar këngëtarin.
Lidhur me këtë është pyetur edhe vetë Sara, e ftuar në një intervistë për “Shqipëria live”.
Sara shprehu mendimin e saj për fshirjen e fotove në çift duke u shprehur se personat që menaxhojnë profilin e Bardhit, duhet të respektojnë më shumë dëshirën e tij.
“Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”, tha Sara.
