Është ndarë nga partnerja? Mevlan Shaba i jep fund një herë e mirë aludimeve

Mevlan Shaba një nga konkurrentët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova,” ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që prej hyrjes së tij në reality show.

Lajmi se ai pritet të bëhet baba ka emocionuar publikun, por pas daljes nga shtëpia, nisën aludimet për një krizë në marrëdhënien e tij me partneren.

Për të shuar këto zëra, Mevlani ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me të dashurën e tij. Ai ka publikuar një foto ku duken duke kaluar kohë së bashku, duke treguar qartë se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe plot harmoni.

Ky gjest i Mevlanit është parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spekulimeve dhe një konfirmim i dashurisë dhe përkushtimit që ka ndaj partneres së tij, sidomos në këtë periudhë të veçantë kur ata presin të bëhen prindër