Elvana Gjata merr vendimin e papritur pasi nuk u shpall fituese e “Fest 63”

Këngëtarja Elvana Gjata fitoi çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”, por mesa duket kjo gjë nuk është pritur mirë nga artistja.

Së fundmi ajo ka hequr nga rrjeti social Instagram, çdo postim që kishte bërë për pjesë marrjen e saj në edicionin e 63-të Festivalit të Këngës.

Edhe gjatë fjalës së saj të mbajtur në Festival, ajo u shpreh se jeta e ka mësuar që edhe nëse bie 10 herë, 11 do të ngrihet.

Mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha ajo.

Kujtojmë që ky edicion u fitua nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.