Elton Ilirjani i përulet Parashqevi Simakut: Shqiptarët me lot në sy na ndalonin! (VIDEO)

Duket se këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku është rehabilituar, pasi nga rrugët e New York-ut ku qëndronte si e pastrehë ajo tashmë është ndihmuar, madje ka filluar të rikëndojë sërish.

Ka qenë biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani i cili ka kontaktuar me të dhe i ka ardhur në ndihmë, duke i gjetur një dhomë hoteli, ndërsa së fundmi ka ndarë edhe disa momenti teksa ai së bashku me Parashqevi Simakun shfaqen duke darkuar në një restorant.

Ilirjani ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.

Ndërsa sipërmarrësi ka shprehur emocionet e tij, teksa shkruan: “Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”-shkruan Ilirjani teksa ndan video të saj duke kënduar.

Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”.