“CEO e vajzave”! Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit të tretë me një rrëfim prekës: “Koha u ndal kur e mora në kraharor…”

    Pas lajmit të lumtur që ndau dje me ndjekësit, aktorja dhe moderatorja Eliona Pitarka ka konfirmuar sot edhe gjininë e bebit të saj të tretë – dhe po, është vajzë!

    Në një postim emocional në Instagram, Eliona ndau ndjesitë e para nga momenti i lindjes, ku zbuloi se kishte kërkuar nga mjekët dhe mamitë të mos i tregonin gjininë e bebit menjëherë pas lindjes:

    “Kur ma vendosën në gji, nuk nxitova ta shihja. Doja vetëm ta ndjeja pranë zemrës, ta merrja erën, ta ndjeja të gjallë… dhe të falënderoja Zotin që më zgjodhi mua, për herë të tretë.”

    Aktorja përshkruan emocionet e momentit kur e ngriti vajzën në krahë dhe e pa për herë të parë:

    “Aty, në mes të dritës, pashë që ishte… VAJZË. Një tjetër mrekulli. Një tjetër pjesë e shpirtit tim.”

    Eliona, tashmë nënë e tre vajzave – Gala, Sansa dhe e porsalindura – e përmbyll postimin e saj me një notë humori dhe krenarie:

    “Jam mamaja që shkon në maternitet me rozën në ADN. Universi nuk po bën më surpriza, vetëm po më konfirmon titullin: CEO e vajzave!”

    Ndjekësit e kanë përgëzuar për emocionet e ndara dhe e kanë vërshuar me komente dashurie e urime.

    Screenshot