Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të dytë!

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë shpallur një lajm të bukur për ndjekësit e tyre: Ata do të bëhen prindër për herë të dytë!

Pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, çifti ka vendosur të ndajnë me fansat emocionet e pritjes së fëmijës së dytë.

“3 vjet nga dita qe u bem Dy dhe sot te Tre presim te behemi 4. 2 Janar2022. Zoti na ka bekuar serish me dhuraten e tij me te cmuar…nje jete e re po vjen mes nesh dhe ne nuk mund te ishim me mirenjohes dhe perulerisht falenderues qe familja jone po rritet. Ti ishe surpriza me e madhe e 2024 dhe dhurata me e bukur e 2025. Dad, Mom & your Brother can’t wait for You to be Ours” shkruan Shkira në Instagram.