Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje mbresëlënëse në kuadër të projektit të saj më të fundit muzikor. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga seti i xhirimeve, ku shfaqet e veshur me një kostum tradicional shqiptar, të punuar me shumë finesë dhe detaje elegante në ar dhe kadife të kuqe.

    Stili autentik i veshjes është përshëndetur me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një kombinim të shkëlqyer mes traditës dhe identitetit artistik modern që Egli po ndërton.

    Kënga e re titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe do të publikohet nesër, më 6 qershor. Projekti muzikor vjen në bashkëpunim me dy emra të njohur të skenës shqiptare: Fifi dhe DJ Gimi, duke e bërë pritjen për këtë lansim edhe më të madhe.

    Ky rikthim i Eglit në muzikë pas daljes nga BBVIP duket të jetë i fuqishëm, si në aspektin vizual ashtu edhe në përmbajtje. Ndërsa detaje të tjera nga kënga nuk janë zbuluar ende, fansat janë të bindur se kjo do të jetë një nga hitet e verës.