k minuta më parë, u bë e ditur për publikun se Redoni dhe Gili kanë ndërperë rrugëtimin e tyre të shkurtër në Big Brother.
Arsyeja e këtij vendimi u tha se është presioni i lartë i lojës, të cilën Redoni nuk e përballon dot.
Pas kësaj situate, Egli është shfaqur e përlotur, ndërsa shihet duke i thënë Gilit se “ku është tani Redoni”.
Shpërthimi emocional i Eglit vjen pasi kishte krijuar një afrimitet me Redonin. Gjithashtu pjesën më të shumtë të kohës e kalonte pranë tij.
Largimi i Redonit nuk është pritur mirë nga publiku, pasi kishin krijuar një pëlqim të fortë për banorin dhe do të dëshironin ta shihnin më shumë në program.