Sonte po transmetohet emisioni “Post Big Brother VIP”, ku po diskutohen disa nga dinamikat më të bujshme të këtij edicioni.
Mes të ftuarve ishin edhe disa nga ish-konkurrentët më të përfolur, ndër ta Egli, një nga finalistet, si dhe Gjesti, fituesi i këtij edicioni.
Një nga momentet më të pritura nga publiku ishte pikërisht diskutimi rreth marrëdhënies së Eglit dhe Gjestit, të cilët nisën një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.
E pyetur nga moderatori Ledion Liço për gjendjen e saj pas përfundimit të BBV dhe për ecurinë e marrëdhënies me Gjestin, Egli u shpreh:
“Jam mirë, patjetër pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të marrë kohë për veten time, të shoh familjen, të merrem me disa angazhime dhe projekte të miat. Nga ana tjetër pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani. Kemi komunikuar, jemi takuar, kemi ndenjtur bashkë. Të shohim si do të vazhdojë më mbrapa, deri tani gjërat duken mirë, por kanë kaluar shumë pak ditë” – tha Egli.
Tashmë pritet të shihet se si do të evoluojë lidhja e çiftit jashtë mureve të shtëpisë së famshme.