Pas Prime-it të djeshëm, Egli dhe Gjesti kanë pasur një debat të fortë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime.

    Gjesti e akuzoi Eglin se po e përdorte situatën me nishanin për ta ulur atë, duke i thënë se kishte shkuar te Danja për t’i treguar se si e kishte dëmtuar.

    Nga ana tjetër, Egli mohoi akuzat, duke sqaruar se biseda me Danjën nuk kishte qenë konkrete dhe se gjithçka kishte nisur nga Dhomë e Rrëfimit, ku ata kishin folur për këtë çështje.

    Në një moment tensioni, Egli shpërtheu ndaj Gjestit, duke i thënë:
    Turp të kesh, je super lojtar që ma bën mua këtë gjë… Po ti kush je, o i pafytyrë, që unë vazhdoj të të mbroj… i pacipë!”