Mbrëmjen e sotme, Loredana Brati ka festuar ditëlindjen e saj me një event të veçantë, ku ishin të pranishëm shumë ish-banorë të “Big Brother VIP” si edhe figura të njohura nga “Top Channel”.
Ndër të ftuarit spikatën edhe Egli Tako dhe Xheneta Fetahu, dy personazhe që kanë pasur përplasje të mëparshme gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”, për shkak të romancës së Egli Takos me Gjestin – një lidhje që u komentua shumë dhe që solli tensione për Xhenetën.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga festa, ku shihet momenti kur Egli Tako largohet nga ambienti i festës, duke përshëndetur shkurtimisht Loredanën.
Ndërkohë, në sfond shfaqet Xheneta duke kërcyer, duke lënë të kuptohet se presenca e saj mund të ketë qenë arsyeja e largimit të Eglit.
Ky moment ka ndezur sërish interesin e ndjekësve, duke sjellë në vëmendje tensionet e pazgjidhura mes dy vajzave.
@ekskluzivet #gjesti #egli #loredana #xheneta
♬ original sound – ekskluzivet