Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Big Brother VIP Albania 4 zbuloi zyrtarisht datën e finales, e cila do të mbahet më 19 prill.

    Lajmi emocionoi banorët dhe publikun, duke shënuar nisjen e fazës më të nxehtë të garës.

    Para shpalljes së datës, produksioni surprizoi banorët duke u transmetuar momentet e tyre të para në shtëpi. Kjo solli një valë emocionesh dhe nostalgjie, por një detaj tjetër ka marrë vëmendjen e ndjekësve të spektaklit.

    Në rrjet po aludohet se produksioni mund të ketë zbuluar “pa dashje” pesë finalistët e këtij sezoni. Arsyeja? Renditja e banorëve që u shfaqën të parët në videot e tyre hyrëse: Egli, Gerta, Rozana, Danja dhe Gjesti.