Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka publikuar të dielën, këngën e tij më të re, të titulluar “Gocë nga Tirana”. Ky projekt është një version i rikthyer i këngës që u interpretua nga Ermal Fejzullahu vitet e shkuara.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Redoni, me beat nga Robert Berani dhe prodhim i Berani Music. Videoklipi i këngës u realizua në Tiranë.
Përveç muzikës, Redoni ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me paraqitjen e tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP, ku hyri së bashku me nënën e tij, Gilin, si një banor i vetëm, por qëndruan vetëm një javë në garë.
Kjo këngë ka bërë rrjetin të dyshojë se është një dedikim apo i insipiruar nga një prej banoreve të “Big Brother”, Egli Tako, me të cilën ka qenë shumë i afërt gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, si dhe jashtë ka treguar që ka pëlqim për të.