E ulur në gjunjë duke i vendosur unazën, ky është premtimi i ëmbël i Dafinës për Kreshnikun…

Dafina Zeqiri ka ndarë një moment të veçantë në Instagram, duke postuar një foto me partnerin Kreshnik Gjergji, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunjë duke i vendosur unazën. Ajo ka shkruar në mbishkrim:

“Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!”

Fotoja duket të jetë shkrepur nga ceremonia e tyre private e celebrimit.

Dafina dhe Kreshniku janë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre dhe ky moment shënon një hap të rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.