Primen e kaluar të Big Brother VIP Albania, Loredana u surprizua nga babai i saj, Nimi.

    Megjithatë surpriza e Nimit nuk ishte ajo që Loredana mund të priste.

    Ai i kërkoi vajzës së tij që të distancohet nga Jozi, me të cilin ka krijuar një lidhje, dhe ta vazhdojë lojën e vetme.

    Pikërisht me këtë këshillë të babait të saj, Loredana është tallur mbrëmjen e djeshme pasi Jozi tentoi ta puthte.

    Jo mos e bëj se smë lë babi. Ç’na gjeti o Zot” thotë Loredana, ndërsa shoqërohet me shumë të qeshura prej saj.

    Ky moment nuk i ka shpëtuar ndjekësve të spektaklit, duke “shpërthyer” me komente negative në rrjet.