Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke lënë publikun dhe banorët të shokuar.

    Pas shpalljes së eliminimit, Jozi dhe Loredana ishin duke përgatitur daljen nga shtëpia, kur papritur ndodhi një incident i paprecedentë.

    Në momentin e lamtumirës, Jozi është afruar drejt Gjestit dhe e ka goditur atë me grusht.

    Gjesti mbeti i shtrirë për disa minuta, ndërsa banorët ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën.

    Jozi u largua menjëherë nga shtëpia, ndërsa Gjesti qëndroi në vendngjarje, i tronditur nga sulmi.