Aktori i njohur Laert Vasili, i cili u rendit i treti në finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau emocionet e tij pas daljes nga formati dhe përjetimet që ka pasur jashtë shtëpisë.

    Laerti tregoi se ndjehet i përmbushur nga mbështetja e publikut. “Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi” – u shpreh ai.

    Megjithatë, aktori nuk i kurseu kritikat ndaj disa ish-banorëve të shtëpisë, duke zbuluar se është duke shqyrtuar mundësinë e ndjekjes ligjore për fyerje dhe dëmtim të imazhit.

    Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë,” – tha Laerti.

    Në lidhje me fitoren e Gjestit, Laerti tha se ai e fitoi me meritë sipas mënyrës së tij, por nuk la pa hedhur edhe një thumbim:
    E meritoi absolutisht. Shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar emocionale, bëri gjithçka. Unë jam ndryshe. U përpoq të regjistronte këngë, por nuk bëri asnjë. Një analfabet funksional“.