Pas ditësh me drama publike, këngë të fshira nga YouTube, ndjekje të ndërprera dhe heshtje në rrjete sociale, Egli Tako dhe Fifi duket se kanë marrë një kthesë të papritur që ka tronditur fansat.

    Sipas raportimeve në rrjet, bashkëpunimet muzikore janë rikthyer online, dhe dy artistet kanë rifilluar të ndjekin njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se çdo gjë është kthyer si më parë.

    Por, ndryshe nga entuziazmi i dikurshëm, rikthimi nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë. Komentet negative kanë shpërthyer në rrjet, ku shumë ndjekës i kanë akuzuar Egli-n dhe Fifin për “lojë me publikun” dhe “tallje për klikime”.

    📱 Reagime nga rrjeti:

    “E gjithë kjo dramë vetëm për marketing?” “Mos na tallni inteligjencën… u ndatë, u zbutët, tani u bashkuat prapë?” “Nuk e meritojnë më vëmendjen e publikut, lojë të pastër!”

    Ndërkohë, vetë Egli dhe Fifi nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë të qartë, duke lënë gjithçka në supozime dhe analizë nga fansat.