Një natë e mbushur me tensione, afeksion dhe shumë mister është regjistruar në “Ferma VIP 2”, duke ndezur rrjetin dhe spekulimet në publik.
Pas një debati të fortë mes Alba Pollozhanit dhe Frederik Ndoci, ku këngëtari pretendoi se e kishte parë konkurrenten gjysmë të zhveshur në tualet – gjë që u mohua kategorikisht nga Alba – situata agravoi deri në prishje të rregullave të lojës.
Alba, e cila ishte zgjedhur për të qëndruar në “shtëpinë e Njishit” me Frederikun, theu rregullat duke u rikthyer tek grupi kryesor i fermerëve. Por ajo që ndodhi më pas ka çuditur publikun dhe ka hapur një valë të re diskutimesh.
Gjatë natës, Alba vendosi të bashkonte krevatin me Lim Hotin, dhe në pamjet e transmetuara, poshtë çarçafëve janë parë lëvizje të dyshimta, që kanë ngritur dyshime të forta se mes tyre mund të ketë pasur intimitet të theksuar – ndoshta edhe marrëdhënie seksuale.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer me komente e aludime.
Madje, as banorët nuk i shpëtuan këtij episodi. Erand Sojli, me ironi, i tha Frederik Ndocit: “Duhet t’i shkojmë Limit për vizitë, se ka ngelur shtatzënë.”