Lidhja dhe dasma mes Romeos dhe Heidit është false, e bërë përmes një skenari perfekt plotësisht në kuadër të lojës.

    Të paktën kështu mendon Arbër Hajdari, analisti i BBV3, i cili e konfrontoi “live” Romeon.

    Ky i fundit nuk e priti mirë, duke hedhur poshtë pretendimin e Arbrit.

    Arbri mendon se Romeo dhe Heidi, duke parë që publiku i do bashkë, nisur kjo dhe nga mesazhet që u kanë çuar me dronë, kane vendosur ta ndjekin atë skenar.

    Pjesë nga debati:

    Arbri: Që ti ke qenë falso në këtë marrëdhënie, është mendimi im. Për mua ka qenë false edhe Heidi, një skenar perfekt. Unë uroj të jetë e vërtetë

    Romeo: Ti s’ke kuptuar asgjë

    Arbri: Unë kam kuptuar që e keni inskenuar prej fillimit, u ndatë pa arsye.

    Arbri: Romeo ti je aty si çdo njeri tjetër, për mua, patë dhe dron aty.

    Ledion Liço: Ti Arbër po thua që për sa kohë këto ditë që i paraprinë dasmës, dhe për shkak të disa mesazheve që vijnë nga dronat, që janë mesazhe se çifti duhet të rrijë me njëri-tjetrin…

    Arbri: E keni inskenuar.

    Romeo: Unë dua fakte, fol me fakte

    Arbri: Çfarë të kuptoj unë kur tha jam kundërshtare brenda lojës. Kur e kuptove që nuk e ke kundërshtare?

    Romeo: Nuk ke argumenta

    Heidi: Janë ca gjëra që i tejkalojnë, ndjenja, unë mendova, ai ishte shumë keq…