Driloni-Anisës: Momentin që do të kem pëlqim, do ta them (VIDEO)

Anisa i ka thënë Drilonit se mund t’i ndal ndjenjat e saj karshi tij në momentin që e kupton se të njëjtat nuk janë reciproke.

“Nëse e shoh që nuk e marr prapa këtë gjë, e tërheki fjalën tem. Mundem mi ndal ndjenjat e mija mundem me i kontrollu”, u shpreh Anisa.

Driloni i tha se në këtë pjesë nuk mund të përzihet, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë i njëjti tha se nuk ka ende ndonjë pëlqim, ani pse nëse do ketë për ndonjërën nga vajzat do ta thotë.

“Po them që nuk kam qartësi, se di as vet ende nëse nuk vjen diçka në kry, por nëse vjen unë ja nisi me fol”, u shpreh Driloni, teksa tha se nëe do vjen ndonjë pëlqim për të ajo do ta vërejë.