Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”.

    E teksa finalja e reality show-t është këtë të shtunë (me 25 maj), Romeo gjatë një bisede i tha të dashurës së tij se nuk do të jetojnë së bashku te shtëpia e tij në Shqipëri.

    “Çfarë thua o idiot?!” e pyeti Heidi e habitur duke menduar që banori po tallet, megjithëse aktori tha se e ka seriozisht.

    “Më vdekshin të gjithë jo moj”, tha Romeo, ndërsa konkurrentja refuzoi duke treguar që fillimisht do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar prindërit e saj.

    Pjesë nga biseda:

    Romeo: Ti do të vish te shtëpia ime

    Heidi: Çfarë thua o idiot?

    Romeo: Pse jo moj?

    Heidi: E di se po tallesh me këtë fytyrë! Kështu që…

    Romeo: Më vdekshin të gjithë jo moj. Çfarë thua?

    Heidi: Hey stop

    Romeo: Pse se mora vesh unë. Pse jo?

    Heidi: Se do shkoj të rri me të familjen time.

    Romeo: Po harrova

    Heidi: Çfarë budalle. E kishe seriozisht ti?

    Romeo: Po moj shpirt