Deklaroi se i pëlqejnë meshkujt, reagojnë familjarët e Bernardit të BBV: “Babai është…”

E afërmja e Bernardit, banorit që deklaroi mbrëmjen e 1 janarit se është është gay, ka folur sot në Big Brother Fan Club.

Ajo është shpreh se Bernardi u ndje i detyruar nga situata në shtëpi që ta tregonte në atë moment hapur orientimin e tij seksual, duke shtuar se prej asaj dite janë ofenduar dhe fyer nga shumë njerëz në rrjet.

E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë.

Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedh poshtë një njeri të familjes. Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore e cila kishte një vajzë, gjatë kohës që ka qenë i martuar ai marrë atësinë. Berndardi ka edhe një vajzë tjetër biologjike dhe është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë ”, – tha e afërmja e banorit.

Brenda në shtëpi Bernardi ka rrëfyer se si e ka kuptuar se ishte homoseksual, ndarjen nga bashkëshortja si dhe partnerët meshkuj që ka pasur ndër vite