Një përplasje e fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selina dhe Juela kanë kaluar në një debat shumë të ashpër dhe personal.

Situata degradoi gjatë një diskutimi për lojën dhe marrëdhëniet jashtë shtëpisë, kur Juela i drejtoi Selinës një pyetje direkte:

“Pse nuk e dërgove Gimbon në finale?”

Kjo solli një reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga Selina, e cila u shpreh:

“Gimbon e kam në jetë… ndryshe nga ty që e ke boshllëk të madh.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi prek një temë shumë të ndjeshme për Juelën, e cila më herët kishte ndarë historinë e humbjes së ish-partnerit të saj.

Debati ka tronditur banorët dhe ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në reagime të forta.

Tashmë pritet që gjatë Prime-it të ketë një ballafaqim mes dy banoreve, për të sqaruar këtë situatë që ka kaluar kufijtë e një debati të zakonshëm.

Ky moment konsiderohet si një nga më të rëndët emocionalisht në këtë edicion të BBVA.