Vetëm dy ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, tensionet në shtëpi janë në pikën më të lartë.

    Një debat i fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit, duke thelluar edhe më shumë përçarjen mes tyre.

    Gjatë një përplasjeje verbale, Gjesti u shpreh se një femër si Egli nuk do ta duronte as dy minuta jashtë shtëpisë.

    I nervozuar, ai shtoi: “Jam shumë pishman që të kam njohur. Sapo të dal, bllok e ke nga unë.”

    Nga ana tjetër, Egli reagoi duke e cilësuar Gjestin si “djalin më të paedukatë që kam njohur”, duke e mbyllur kështu me tone të ashpra përballjen mes tyre.