Aktorja e humorit, Esmeralda Metka, e njohur si Cubi, ishte e ftuar në “Top Albania Radio” ku gjatë intervistës me Salsano Rrapin u pyet nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli”.

    Përgjigja e saj, që ndonëse me shaka, befasoi të gjithë të pranishmit.

    Gjatë bisedës, Cubi pranoi me humor se do kishte dashur të ishte pjesë e prezantimit të emisionit, por shtoi se roli i është marrë në momentin e fundit, duke përmendur Kiarën si moderatoren e re.

    Ajo tha se dëshirën për këtë rol e ka shprehur “në ëndrrat e saj”, duke shtuar se nuk ishte dëgjuar.

    Megjithëse ishte një moment gazmor, shakaja e Cubit, siç thonë shpesh, mbart një të vërtetë të thellë.