Megjithëse iu dha një mundësi e dytë për tu rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas skualifikimit me zarf të zi, sjellja e G-Banit është bërë edhe më agresive.

    Pas debateve me Danjën, ai ka pasur një tjetër konflikt të ashpër, kësaj here me Valbona Mhillin.

    Situata eskaloi kur Valbona i përmendi motrën, çka nxiti një reagim të ashpër nga ai. Mes ofendimeve, Bani deklaroi:
    “O idiote. Nuk pyes as për vëllezërit e tu.”

    Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit e programit presin të shohin nëse produksioni do të marrë masa kundër tij.