Arbana Osmani është prekur thellësisht nga dedikimi emocionues i Edlira Çepanit për bashkëshortin e saj, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 44-vjeçare. 

    Humbja e tij ka tronditur shumë njerëz, përfshirë edhe moderatoren e njohur, e cila ndau reflektimet e saj mbi rëndësinë e shprehjes së dashurisë dhe kujdesit ndaj të dashurve.

    Në një mesazh të ndjerë, Arbana tha: “Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht, por lajmi më tronditi kur e mësova paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!

    Ky mesazh prekës i Osmanit është një kujtesë e fuqishme për të gjithë ne që jeta është e shkurtër dhe momentet me njerëzit që duam janë të çmuara.