Dashuria triumfon: Parashqevia dhe djali i saj ribashkim pas 15 vitesh: “Gëzuar 2025!”

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka.

Ky takim emocionues do të mundësohet nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë një mbështetës i madh i Simakut gjatë kësaj periudhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani shprehu gëzimin për këtë ribashkim, duke e quajtur atë një histori shprese dhe dashurie për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai theksoi se dashuria triumfon dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohemi.

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!” shkruan Ilirjani.