Një ndër temat e diskutuara mbrëmjen e djeshme në Prime por edhe ditët e fundit në rrjet, ishte pëlqimi i G Banit për Danjën.
Që pas rikthimit të tij në shtëpi, GBani ka vijuar me t’i afrohet Danjës dhe të shprehë hapur pëlqimin për të, ndonëse kjo e fundit publikisht ka shprehur që është lumturisht e dashuruar jashtë shtëpisë me partnerin e saj, të cilin e përmend shpesh herë edhe në shtëpinë e BBV.
Kjo temë është diskutuar edhe sot në “Fan Club”, e ndër të tjera edhe një deklaratë e banorit se Danja ngjan me ish partneren e tij suedeze.
“Fan Club” ka siguruar një foto të G Banit me ish partneren, teksa është komentuar edhe nga të ftuarit dhe opinionistët si sjellje e një “maniaku”.
