Nominimi i kësaj jave në “Big Brother VIP Albania 5” ka vendosur përballë njëri-tjetrit Mateon dhe Stenaldon, duke krijuar një nga garat më të forta të këtij sezoni.

Të dy banorët janë në rrezik eliminimi, ndërsa mbështetja e publikut duket e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë.

Sipas një sondazhi të zhvilluar në InstaStory, ku kanë votuar mbi 12 mijë ndjekës, rezultati është shumë i ngushtë:

Mateo – 52% Stenaldo – 48%

Kjo diferencë minimale tregon qartë se televotimi është i hapur dhe i paparashikueshëm, duke e bërë këtë përballje një nga më interesantet deri më tani.

Mateo duket se ka një avantazh të lehtë, i ndikuar edhe nga dinamika e tij dhe raporti me Brikenën, që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Megjithatë, diferenca e vogël në përqindje lë gjithçka të hapur deri në momentin e fundit, ku çdo votë mund të bëjë diferencën.

Kujtojmë se të dy përfunduan në këtë nominim pas vendimit të Rogertit, i cili si lider i javës kishte fuqinë t’i dërgonte direkt në televotim.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të largohet nga shtëpia në spektaklin e radhës dhe cili prej tyre do të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Albania.