Gara për finalen e madhe në Big Brother VIP Albania është në kulmin e saj dhe publiku ka nisur të japë sinjalet e para për banorët që pritet të sigurojnë një vend në finale.
Në televotim për finalistë këtë herë janë Brikena, Miri, Shëndrit, Rogert dhe Mateo. Të gjithë ata po luftojnë për një vend në natën më të rëndësishme të këtij edicioni, ndërsa votat dhe reagimet në rrjete sociale kanë nisur të krijojnë një panoramë më të qartë.
Sipas sondazheve të hapura online, Mateo rezulton një nga emrat më të mbështetur për të shkuar në finale, duke marrë 66 për qind vota pozitive. Edhe Miri shfaqet shumë i favorizuar nga publiku, me 60 për qind mbështetje, ndërsa Brikena ndjek nga afër me 58 për qind.
Ndërkohë, Shëndriti rezulton më pak i favorizuar për një vend në finale, pasi në sondazh ka marrë 40 për qind vota pozitive dhe 60 për qind negative. Edhe më i rrezikuari nga ky votim duket Rogerti, i cili ka marrë vetëm 30 për qind mbështetje, ndërsa 70 për qind e votuesve janë shprehur kundër shkuarjes së tij në finale.
Bazuar në këto rezultate, deri në këto momente duken më të favorizuar për finalen Mateo, Miri dhe Brikena. Megjithatë, këto mbeten vetëm rezultate sondazhesh dhe jo vendime zyrtare, pasi gjithçka do të konfirmohet vetëm gjatë spektaklit live.


