Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara nga publiku dhe mediat.
Afeksioni i Eglit ndaj Gjestit është bërë i dukshëm, pasi ajo e ka konsideruar atë si personin e vetëm të besuar brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, Gjesti ka shprehur vlerësim dhe një pëlqim ndaj Eglit, por ka theksuar se nuk ka ndjenja romantike për të. Për këtë arsye, ai është tërhequr për të mos e lënduar.
Ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendje, një deklaratë e ish-banorit të “Big Brother”, Elton Tozaj, ka trazuar rrjetin.