Momenti tronditës kur Jozi goditi Gjestin me shpullë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në publik dhe rrjetet sociale.
Ngjarja, e cila u komentua gjerësisht dhe shkaktoi indinjatë të madhe, nxiti kritika të forta ndaj sjelljes së këngëtarit.
Por, duket se ky incident nuk ka qenë i vetmi. Një video e publikuar së fundmi në rrjet tregon qartë se Jozi e kishte qëlluar Gjestin me shpullë edhe disa javë më parë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Çuditërisht, këto pamje nuk u transmetuan asnjëherë gjatë “Prime”-ve, duke ngritur dyshime se produksioni i kishte mbajtur të fshehura.
Ky zbulim i ri pritet të nxisë edhe më shumë debat mbi mënyrën se si u menaxhua situata dhe transparenca ndaj publikut.