Debatet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë nisur sapo banorët janë zgjuar

    Debatet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë nisur sapo banorët janë zgjuar. Gjesti ka nisur duke ngacmuar Loredanën dhe Valbonën, pasi u prekte gjërat që u ka dhuruar Jozi. 

    Gjesti ka shkuar te gjërat e Valbonës dhe ka marrë një fotografi të saj, të cilën ia kishte dhënë Jozi, i cili u përjashtua një ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Kur Valbona e pa që ai kishte në dorë këtë foto nisi duke e ndjekur nga pas.

    “Dal nga vetja po e preke. Ti guxo e bëj ndonjë gjë asaj, unë i them derës hapu”, tha banorja teksa Gerta e këshillonte që të mos binte pre e provokimeve.

    “Vetëm se ke qarë për ofenduesin, as nuk ta ka ndjerë për fjalët që ka thënë. Nxjerr lot fals”, i kthehet Gjesti.

    “Për kokë të atyre tre mbesave guxo edhe prishe, se ça do të bëj Besart, do e shohësh, fjala jote e fundit, nuk flas më”, i kundërpërgjigjet banorja.