Prime-i i mesnatës u shoqërua me një moment të sikletshëm për Rizarta Hoxhën, teksa Ledioni riktheu në vëmendje një situatë që kishte ndezur rrjetin.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 u gjend në qendër të diskutimeve që më parë, kur rrëfimi i saj personal në dhomën e rrëfimit u transmetua në Prime, pavarësisht se ajo mendonte se po fliste me psikologen dhe jo me Vëllain e Madh.

    Por kjo nuk ishte e vetmja çështje që e bëri virale Rizartën. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, një bisedë mes saj dhe Aldos, teksa ishin në krevat, bëri që rrjeti të shpërthente në aludime.

    Në një moment, Aldo i thotë “shtrëngoje”, gjë që u interpretua nga ndjekësit si një situatë intime mes tyre. Më pas, Rizarta e sqaroi në Fan Club se fjala ishte për shtrëngimin e muskujve të barkut, dhe jo për diçka tjetër. Gjithsesi, për Ledionin ky sqarim nuk mjaftoi.

    Gjatë Prime-it të mesnatës, ai riktheu temën me disa batuta të hidhura, duke e vënë Rizartën në një situatë të sikletshme para publikut.

    “Që ta mbyllim këtë muhabet, e kishte të fortë apo jo?” – tha Ledioni me ironi.
    “Unë nuk preka asgjë kështu që…” – u përgjigj Rizarta.
    Por Ledioni nuk ndali me kaq: “Bravo! Dhe që ta dini, këtë duhet të bëni. Kur një çun ju thotë ‘shtrëngoje’, ju nuk duhet të prekni asgjë. Ta shtrëngojë vetë ai, duart për çfarë i ka?”