Situata mes Gjestit dhe Eglit është bërë më e tensionuar gjatë një bisede intime në krevat.

    Gjesti, i shtrirë pranë Eglit, i ka shpjeguar se ai i ka dedikuar një këngë ish-partneres së tij, duke theksuar se nuk do ta harrojë kurrë atë që ajo ka bërë për të.

    Por ky moment ka sjellë një reagim të fortë nga Egli, e cila i ka kërkuar që ta shikojë në sy kur flet me të.

    Egli: Kthehu këtu, më shiko në sy kur flet me mua

    Gjesti: Hera e parë dhe e fundit që më kap kështu, unë nuk jam duke luajtur pistë. Dorën mos ma kap të më kthesh nga vetja sepse unë nuk të kam prekur kurrë kështu.

    Egli: Ti po luan.

    Gjesti: Jo, nuk po luaj.

    Egli: Ishalla je krenar për këtë që po bën.

    Gjesti: Mos më kap, fol si njeri.