Çfarë po ndodh në BBVK? Reagimet e forta të familjarëve të banorëve dhe Ana Ejupit: “Na tregonte produksioni çfarë të bënim…”

Spektakli i fundit i BBVK ka nxitur reagime të forta në rrjet, e mbi të gjitha edhe të familjarëve të banorëve, të cilët nuk i kanë kursyer reagimet e tyre. 

Lidhur me kritikat e forta nga Alaudini dhe dënimi nga “Vëllai i Madh” për Xhenetën duke e çuar në nominim të përhershëm gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi si pasojë e ofendimeve të vazhdueshme kundrejt banorëve, ka pasur një reagim nga familjarët e saj të cilët e kanë quajtur të patolerueshme gjuhën dhe qasjen e Alaudinit ndaj banores.

Nga ana tjetër, në një televotim për banorin më të preferuar të shtëpisë, Kevini rezultoi më pak i preferuari, gjë që e dërgoi menjëherë në nominim për të premten në spektaklin e radhës. Ky televotim ka sjellë reagimin e Melitës, nënës së banorit, e cila pretendon se televotimi nuk është real e kjo është zgjedhje e produksionit, jo e publikut, ndërsa shton se Driloni po favorizohet prej njohjes me Alaudinin.

Nga ana tjetër, gjatë spektaklit Rovena Stefa takoi motrën e saj, e cila po ashtu shtoi se ka tentuar të flasë me produksionin por nuk i është përgjigjur askush.

Ajo pyeti produksionin pse nuk ishte marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Gresës për një incident që kishte ndodhur më herët në shtëpi. Sipas saj, Gresa kishte ushtruar dhunë ndaj Rovenës për tetë minuta rresht, duke i shkulur batanijen nga trupi i saj.

Gjithashtu, ajo përmendi një tjetër incident, ku Rovena kishte përjetuar dhunë në dush. Ajo deklaroi se ai moment kishte qenë tejet shqetësues për të dhe për shumë njerëz që i kishin shkruar në rrjete sociale, duke kërkuar drejtësi për situatën.

Megjithëse kërkoi një përgjigje nga produksioni, Jonida raportoi se nuk mund ta merrte atë në moment, por u informua se përgjigjja do t’i jepej jashtë spektaklit.

E në fund, ka ardhur dhe një reagim nga Ana Ejupi, ish banore e BBVK dhe partnerja e Kevinit që ende është pjesë e shtëpisë. Gjatë spektaklit, Ana ka postuar një foto të Olsës ku i ka shtuar edhe një kosh si ‘kurorë’, ndërsa shton se asgjë nuk është e vërtetë dhe se produksioni i tregon banorëve si të sillen.