Një moment shumë emocional është transmetuar gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Albania, duke tronditur jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun që e ndjek formatin.

Gjatë mbrëmjes u publikua një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku Miri shihej i prekur dhe me lot në sy. Në këtë moment ai vendosi të hapë zemrën dhe të flasë për ndjenjat e tij ndaj Selina. Miri u shpreh se pëlqimi i tij për të nuk lidhet me lojën brenda shtëpisë, por me mënyrën se si ajo është si njeri.

Deklarata e tij krijoi menjëherë reagime të forta mes banorëve. Shumë prej tyre u habitën nga rrëfimi, ndërsa të tjerë e lidhën këtë moment me xhelozinë që Miri ka shfaqur shpesh ndaj raportit mes Selinës dhe DJ Gimbo.

Edhe në video, sipas fansave të formatit, disa momente tregojnë qartë se Miri duket i shqetësuar dhe xheloz për afrimitetin mes Selinës dhe Gimbos, diçka që është komentuar shpesh edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i Selinës. Në momentin kur u transmetua videoja, ajo vendosi dorën te goja dhe u shfaq e habitur nga rrëfimi i Mirit. Por shumë fansa kanë vënë re një detaj tjetër: sytë e saj dukeshin sikur shkëlqenin, gjë që sipas tyre tregon se ajo mund të jetë ndier e lumtur nga deklarata e tij.

Ky moment ka shpërthyer menjëherë në rrjet, ku fansat po analizojnë çdo reagim të Selinës dhe Mirin, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

@b3stsp1cey

prajmm🫠… #selinbollati #bigbrothervipalbania #bigbrothervipalbania5 #ledionlico #viralsetqr

♬ original sound – b3stsp1cey