Një tjetër situatë e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku këtë herë përplasja mes banorëve ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Protagonistë të incidentit kanë qenë Rogerti dhe Mateo, të cilët pas një debati verbal janë përfshirë në një moment të ashpër.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Rogerti shihet teksa tërheq me forcë një rrobë që Mateo po mbante në dorë, duke e përshkallëzuar situatën dhe duke rritur tensionin mes tyre.
Kjo nuk është hera e parë që dy banorët përplasen, por këtë herë duket se situata ka kaluar kufijtë e debatit verbal, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Ngjarja ka ndezur rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë dënuar sjelljen dhe kanë kërkuar masa nga produksioni, përfshirë edhe mundësinë e një “zarfi të zi”.
Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi zyrtar i produksionit dhe nëse ky incident do të ketë pasoja për banorët e përfshirë.

