Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, një moment emocional është vënë re nga ndjekësit e live-it që kanë ndjekur zhvillimet në shtëpi pas Prime-it.
Protagoniste e këtij momenti ishte Selina, e cila pas përfundimit të spektaklit është parë duke qëndruar e vetme në ambientin e lavanderisë. Ajo dukej e mbuluar me një scarf mbi kokë, ndërsa qëndronte e heshtur dhe e mërzitur.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Selina shihet duke qarë dhe duke fshirë lotët, ndërsa duket qartë se është shumë e prekur emocionalisht.
Shumë ndjekës të formatit mendojnë se gjendja e saj lidhet me largimin e Dj Gimbos nga shtëpia, pasi dyshja kishin krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë ditëve të fundit në lojë.
Momenti ka prekur një pjesë të publikut, ndërsa të tjerë kanë komentuar se largimi i Gimbos duket se ka ndikuar shumë tek Selina. Pamjet e saj duke qëndruar vetëm dhe e përlotur janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse Selina do të reagojë për këtë situatë gjatë ditëve në vijim dhe si do të ndikojë kjo në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

