Teksa finalja e Big Brother VIP Albania po afron dhe emocionet janë në kulm, Miri ka marrë një nga surprizat më të bukura të këtij rrugëtimi.
Një moment i papritur ka ndodhur mbi oborrin e shtëpisë, ku katër parashuta janë shfaqur njëkohësisht, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve.
Në to shkruhej “Të duam”, një mesazh i fortë emocional i shoqëruar me foton e bashkëshortes dhe vajzës së tij, që e preku thellë Mirin.
Pas debateve të fundit dhe presionit të madh lidhur me jetën e tij familjare, kjo surprizë erdhi si një mbështetje e madhe morale për të në momentin më vendimtar të lojës.
Atmosfera në shtëpi u mbush me emocione, ndërsa banorët e tjerë ndoqën me vëmendje këtë moment të veçantë.
Veçanërisht Rogerti u pa i prekur, duke mos arritur të fshehë emocionet përballë kësaj surprize që solli një energji pozitive në prag të finales.

