Ndërsa presim spektaklin e mbrëmjes së sotme(e hënë) të BBVK, të shumta kanë qenë dinamikat e ‘përplasjet’ e banorëve gjatë kësaj jave.
Lidhur me këtë, moderatori Alaudin Hamiti tregon pak nga çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme ku pritet të diskutohet marrëdhënia dhe debatet mes Lelës dhe Leos si dhe debatet mes Vullnetit dhe Xuxit e Anisës, Drilonit e Xhenetës.
Gjithashtu Alaudini ka ngritur dyshime se mund të ketë hyrje të reja, ndërsa në rrjet po diskutohet se ‘hyrja e re’ në fakt mund të jetë rikthim i një ish banori.
Pritet po ashtu që gjatë spektaklit të bjerë alarmi për të vendosur para një zgjedhje një prej banorëve.