Pas viteve të një martese publike dhe shpeshherë të komentuar, aktori Bes Kallaku ka bërë një hap simbolik për të mbyllur përfundimisht një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij: dashurinë me Xhensila Myrtezajn.
Në një foto të publikuar së fundmi, vërehet se Besi ka mbuluar tatuazhin që dikur mbante me krenari në trupin e tij – shkronjat “B – Xh”, që simbolizonin lidhjen e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Tani, shkronja “Xh” është mbuluar me ngjyrë të zezë, një zgjedhje që duket të jetë më shumë se thjesht estetike – është një mesazh i qartë për fundin e një marrëdhënieje që dikur fliste me tatuazhe, këngë dhe premtime publike.
Kujtojmë se ndarja mes Besit dhe Xhensilës u bë publike pak muaj më parë, pas shumë thashethemeve dhe spekulimeve në media. Edhe pse të dy janë treguar të rezervuar për arsyet e ndarjes, veprime të tilla simbolike flasin më shumë se fjalët.
