Drilon Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një video live me ndjekësit e tij, ku ka folur hapur për disa tema, përfshirë edhe raportin me Sarën.

    Teksa iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, Driloni u ndal te një detaj që sipas tij e diferencon atë nga Sara.

    Ai theksoi se ajo nuk do të vinte në Komoran, vendin e tij të origjinës, duke lënë të kuptohet se jetesa e tyre është shumë e ndryshme.

    “Sara në Komoran nuk vjen, nuk është vendi i Sarës. Ajo është klas i lartë, materialiste,” tha Driloni.

    Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi vjen pas spekulimeve mbi marrëdhënien e tyre dhe pritshmërive të publikut për të ardhmen e tyre jashtë shtëpisë së BBVK.

    Mbetet për t’u parë nëse Sara do të reagojë ndaj kësaj deklarate apo nëse është vetëm një batutë e momentit nga fituesi i edicionit të tretë.