BBVK i tregon Kevinit reagimin e ish-it të Anës, reagon ashpër nëna e banorit: “Produksion i ulët…”, dy fjalë edhe për Anën…

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një reagim shumë të fortë në rrjet sa i takon një situate gjatë spektaklit të BBVK. Kevinit i janë treguar deklaratat e ish-partnerit të Anës për të, ndonëse Ana nuk është më banore e shtëpisë e nuk ndodhej as në studio për të folur vet sa i takon kësaj çështeje. 

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër e ëma e Kevinit e cila e quan ‘produksion të ulët’ produksionin e BBVK ndërsa flet për zhgënjimin që Kevini ka pësuar pasi ishte shumë i lumtur para hyrjes që do të mësonte gjuhën shqipe dhe do të mësonte kulturën kosovare.

“Goditja e dytë për Kevinin nga produksioni i ulët. Kokën lart Kevin, ti je një hero që di ç’do të thotë dashuri… Ish-i e bëri qen Anën, pra ky është dallimi mes teje dhe atij. 

Më vjen shumë keq biri, para se të hyje në BB ishe me shumë emocione, fjala jote e fundit ishte: “Mam sa mirë, tani do ta mësoj gjuhën shqipe dhe do ta njoh kulturën kosovare. Je zhgënjyer aty brenda, ke marrë shumë goditje, më vjen shumë keq, forca!”, shkruan Melita në rrjetet e saj sociale.

Sa i përket Anës. Ajo shkruan: “Nuk dua asnjë koment a ke folur me Anën!!! Ana e ka familjen e vet që e mbron. Vëmendja ime në këtë rast shkon vetëm te Kevini, asgjë tjetër. Ditën e mirë!”

Melita tregon gjithashtu se nuk është lejuar të nisë dron për Kevinin brenda shtëpisë.