Banori i Big Brother Vip, Liam Osmani ka zgjuar nga gjumi ish-Missin, Françeska Murati në një mënyrë aspak të zakontë.

    Konkurrenti mbushi një tepsi me ujë dhe më pas shkoi ia derdhi në kokë banores teksa ajo po flinte gjumë.

    Françeska Murati u zgjua nga gjumi e trembur dhe duke u kollitur, ndërsa Liam Osmani nisi të qeshte.

    Pasi u ngrit nga krevati, Françeska Murati nisi një debat në oborrin e shtëpisë me konkurrentin.

    “T’i s’ke vetëkontroll se nuk ka mundësi. Le kokrrën e namit. Më vjen keq sepse sa herë bën gabime i anashkaloj”, iu drejtua ajo.

    “Ujin e kam qejf në fakt, aty nuk kam vetëkontroll”, iu përgjigj Liami.